INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës zbulon planin që ka për piramidën

Bashkia e Tiranës zbulon planin që ka për piramidën

Publikuar më: 11:03 30-06-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka zbuluar se plani i rradhës i institucionit që ai drejton është piramida. Ai në një intervistë në News 24 tha se ky projekt parashikon shënderrimin e Piramidës në një qendër artesh e ekspozitash, kryesisht nga artistët e rinj.  

“Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar. Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre. Do ketë dhe një kullë vrojtimi. Projekti tjetër është kopshti zoologjik, fëmijët do kenë një hapësirë fantastike. Do jetë një xhevahir, do bashkohet me kopshtin botanik me një tunel, që tashmë është hapësirë e vdekur,” sqaroi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143