INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta në Kurbin, “Rama ik, jo zgjedhje një partiake”

Nis protesta në Kurbin, “Rama ik, jo zgjedhje një partiake”

Publikuar më: 10:29 29-06-2019

Degët lokale të Partisë Demokratike kanë filluar të vënë në zbatim planin e qendrës.

Pas incidenteve të rënda në Dibër, paraditen e sotme në Kurbin militantët e opozitës kanë nisur një protestë në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, duke tentuar të japin mesazhin se zgjedhje njëpartiake nuk do të ketë.

Protestuesit me pankartat “Rama Ik” janë vendosur në shkallët e Pallatit të Kulturës, aty ku në fakt është vendosur edhe Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor.

E njëjta gjë pritet të ndodhë gjatë orëve në vazhdim edhe në bashki të tjera të vendit, kryesisht ato që drejtohen nga të djtahtët.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332