INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike në vend/AP: Zgjedhjet, thembra e Akilit për Shqipërinë

Situata politike në vend/AP: Zgjedhjet, thembra e Akilit për Shqipërinë

Publikuar më: 12:00 29-06-2019

Situatat politike në Shqipëri ka qënë vazhdimisht edhe në qendër të mediave botërore.

Një ditë para ditës së votimit prestigjiozja Associated Press i ka kushtuar një artikull vendit tonë duke i cilësuar zgjedhjet një test për demokracinë.

Në shkrim thuhet se zgjedhje të tilla zakonisht nuk provokojnë shumë interes përtej kufirit, por ato bëhen të rëndësishme teksa Shqipëria është në përpjekje për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Duke bërë një përmbledhje të situatës AP shkruan se të dielën votohet në një moment kur Presidenti ka caktuar një tjetër datë zgjedhjesh, kryeministri është i vendosur për datën 30 qershor, ndërsa opozita proteston prej muajsh.

“Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe transparente ka qënë thembra e Akilit për vendin e dalë nga regjimi komunist., ku raportet kanë folur për vota të vjedhura dhe dhunë. Ecja drejt demokracisë konsiderohet celësi për të nisur bisedimet me unionin” citohet në shkrim.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102