INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 ditë larg zgjedhjeve/ Çfarë kërkojnë të burgosurit...

5 ditë larg zgjedhjeve/ Çfarë kërkojnë të burgosurit...

Publikuar më: 16:07 25-06-2019

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 25 persona të cilët qëndrojnë në paraburgimin e burgut 313 në kryeqytet, kanë paraqitur pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për të marrë pjesë si votues në zgjedhje.

Ata kërkojnë t’u mundësohet e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor në Tiranë.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar masa shtesë për sigurinë në burgje, si një element të domosdoshëm në rastet e zgjedhjeve.

Edhe në zgjedhjet e tjera qoftë lokale apo të përgjithshme, ka pasur rritje të masave të sigurisë në burgje, ose paraburgime.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012