INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përshkallëzohen tensionet SHBA-Iran, jo më rruga e diplomacisë

Përshkallëzohen tensionet SHBA-Iran, jo më rruga e diplomacisë

Publikuar më: 17:08 25-06-2019

Përshkallëzohet tensioni mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk i duhej leja e Kongresit për të sulmuar.

Nga ana tjetër reagon dhe Teherani zyrtar duke thënë se me sanksionet e reja sterile ndaj Iranit SHBA i kanë dhënë fund përgjithmonë rrugës së diplomacisë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Deklarata është bërë në Twiter nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane.

Ai shton se qeveria e dëshpëruar e Trump është gati të bëjë çdo gjë për të shkatërruar mekanizmin e konsoliduar ndërkombëtar nëpërmjet të cilit ruhen paqja dhe siguria.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996