INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avion turk mbi Greqinë, ministri grek Kammenos: Erdogan është i çmendur

Avion turk mbi Greqinë, ministri grek Kammenos: Erdogan është i çmendur

Publikuar më: 15:08 03-04-2018

Mediat greke shkruajnë se një tjetër avion i forcës ajrore turke F-16 kaloi rreth orës 10:55 të mëngjesit te kësaj te marte mbi ishullin jugor të Egjeut.

Ushtria greke tha se shtatë avionë turq, katër prej të cilëve ishin të armatosur, shkelën të hënën hapësirën ajrore greke.

Tensionet mes dy shteteve dita ditës shtohen ndërsa edhe retorika mes liderëve ashpërsohet.

Ministri grek i Mbrojtjes, Kammenos, së fundmi e cilësoi Erdogan të “çmendur”.

Athina zyrtare është e bindur se muajt në vijim situata në Egje mund të tensionohet edhe me shume, çka ka bere qe ushtria greke të jenë në gatishmëri maksimale.

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838