INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi që vulos fatin e 30 qershorit, ja kur shprehet Kolegji për “çdekretimin” e Metës

Vendimi që vulos fatin e 30 qershorit, ja kur shprehet Kolegji për “çdekretimin” e Metës

Publikuar më: 18:38 23-06-2019

Java e fundit e qershorit do të jetë vendimtarja për fatin e asaj që pritet të ndodhë më 30 qershor.

Të hënën Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar , i cili kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.

Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se shprehet për vlefshmërinë apo jo të dekretit të Presidentit për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Opozitarët, të cilët këmbëngulin se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të gjykojë dekretin , të hënën do i kërkojnë KQZ lirimin e ambienteve që përdoren si qendra votimi dhe revokimin e listave të zgjedhësve në baskitë e tyre.

Ne anën tjetër shumica në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytet ku drejtojnë PD dhe LSI, pasi në disa qytete ku janë vendosur KZAZ janë shënuar edhe përplasje.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332