INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi për rikthimin e vizave, Meta: Këmbanë alarmi, të merren masa urgjente

Paralajmërimi për rikthimin e vizave, Meta: Këmbanë alarmi, të merren masa urgjente

Publikuar më: 13:13 18-06-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së djeshme të komisionerit të BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos, se Bashkimi Europian do të marrë masa nëse do të rriten hyrjet legale për azil në vendet e unionit.

Kreu i shtetit e konsideron një këmbanë alarmi deklaratën e komisionerit duke bërë thirrje që të merren masa urgjente.

“Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0042338371276855