INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta letër ndërkombëtarëve: Nëse zgjedhjet mbahen do jenë nul e të pavlefshme

Meta letër ndërkombëtarëve: Nëse zgjedhjet mbahen do jenë nul e të pavlefshme

Publikuar më: 16:18 19-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE / ODHIR lidhur me dekretin e tij për ç’dekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

"Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Article Logic
Execution time: 0.0029628276824951