INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot afati i fundit për regjistrim në KQZ, zbulohen emrat e Bindjes Demokratike

Sot afati i fundit për regjistrim në KQZ, zbulohen emrat e Bindjes Demokratike

Publikuar më: 16:28 13-05-2019

Sot, data 13 është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë për kryetarë bashkish. Partia Demokratike është jashtë çdo procedure ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Si parti opozitare ndërkohë garon partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike që deri më tani ka konfirmuar 3 kandidatë.

Në bashkinë e Shijakut, Partia Bindja Demokratike ka regjistruar si kandidat Arben Pohumin. Një kandidat është caktuar për bashkinë Gramsh. Këtu Bindja Demokratike do të garojë me Sabri Ibrahimin, ndërsa Shkëlzen Qoka nën siglën e BD do të tentojë të marr bashkinë e Dibrës.

Ndërkohë, pesë deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar tashmë mandatet dhe janë drejt zgjidhjes së tyre si kryebashkiakë.  Pas dy legjislaturave si deputet, Pjerin Ndreu synon të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës. I vetmi që është zyrtarizuar për t’i dalë përballë në zgjedhjet e 30 qershorit është Eduart Ndocaj. Ilir Xhakolli është konfirmuar për të qeverisur Bashkinë e Pogradecit që është drejtuar nga opozita katër vitet e shkuara. Deputeti Rakip Suli do të kandidojë në Bashkinë e Kamzës, ndërsa në Gjirokastër do të kandidojë deputeti Flamur Golemi, bashki e cila drejtohet nga opozita. Në Përrenjas socialistët kanë vendosur deputetin Nuri Belba.

Ditën e nesërme pritet të mësohet lista e plotë e kandidatëve që do të garojnë për pushtetin vendor. Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të këtyre zgjedhjeve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249