INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet e 30 qershorit, zbulohen kandidatët e PS për 6 Bashki [EMRAT]

Zgjedhjet e 30 qershorit, zbulohen kandidatët e PS për 6 Bashki [EMRAT]

Publikuar më: 12:15 23-03-2019

Në kongresin e PS-së, i cili po mban punimet në Pallatin e Kongreseve, u zbuluan edhe emrat e 6 kandidatëve për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit të kësaj force politike.

Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korcës konfirmon për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu konfirmohet Armando Subashi për bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë, si edhe Majlinda Bufi në Roskovec.

Ndërkaq për bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sajedinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët i besojnë Bashkinë prefektit aktual Gledian Llatja.

Edhe në Tiranë , Erion Veliaj zyrtarizon kandidaturën për kryetar bashkie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422