INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh? Nga menaxheri i VIP-ave te avokati i Shullazit, 4 vrasje në 1 javë

Ç’po ndodh? Nga menaxheri i VIP-ave te avokati i Shullazit, 4 vrasje në 1 javë

Publikuar më: 13:38 23-03-2019

Ravik Gurra ishte personi i katër që është ekzekutuar në atentat mafioz në Shqipëri në një hapësirë kohe prej 1 jave.

Avokati i Emiljano Shullazit dhe i familjes Çapja u qëllua mbrëmjen e djeshme nga një autor i maskuar në “zemër” të Elbasanit.

Saga e vrasjeve të kësaj jave startoi më 21 mars, kur në mbrëmje u vra te kodrat e Liqenit Artificial, ish i përndjekuri Haxhi Baçinozi, në sy të djalit të tij. Tre ditë më pas, të martën u ekzekutua menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti shumë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Të mërkurën e po kësaj jave u qëllua për vdekje, pasi u zu në pritë në Shkodër Ferdinand Polia, i njohur si “Nardi i Bujtinave”, i cili në 2010 ishte arrestuar në Itali për prostitucion.

Nga të katërta vrasjet nga policia është zbardhur vetëm ekzekutimi i Haxhi Baçinozit, pasi autori u vetëdorëzua.

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363