INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët mesazh opozitës, “Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse…”

Socialistët mesazh opozitës, “Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse…”

Publikuar më: 12:27 17-05-2019

Socialistët kanë nisur fushatën për të parandaluar që të ndodh çdo akt i mundshëm më 30 qershor, kur do të votohet për pushtetin vendor.  Opozita ka paralajmëruar se më 30 qershor nuk do të bëhen zgjedhje. Kjo, nga maxhoranca duket se është interepretuar si mesazh dhune ndaj qendave të votimit.

Për këtë arsye, socialistët ndërsa po nisin fushatën, theksojnë ndëshkimet që parashikohen për ata që cenojnë procesin.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Korçë nga ku foli për angazhimin e maxhorancës për mbrojtjen e votës.
“Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.
Nga Elbasani i njëti mesash u dha nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi”, deklaroi Balla. 

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371