INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekreti i Metës për zgjedhjet, ja cilat janë bashkitë që nisin zbatimin

Dekreti i Metës për zgjedhjet, ja cilat janë bashkitë që nisin zbatimin

Publikuar më: 15:25 14-06-2019

Dy bashki që drejtohen nga Partia Demokratike kanë kërkuar nga KQZ dhe KZAZ-të përkatesë në Kukës dhe Mat që të lirojnë ambjentet që patën marrë në dorëzim për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në të dyja rastet kryebashkiaket Shehu i Kukësit dhe Neziri i Matit e justifikojnë kërkesën e tyre me aktin e Metës për shfuqizimin e dekretit të tij mbi datën e zgjedhjeve lokalë që ishte 30 qershori.

Sipas këtyre dy bashkive, përsa kohe që Meta anuloi datën e zgjedhjeve, edhe KZAZ duhet të lirojnë ambjentet e marra në përdorim nga bashkitë.

Të njëjtin hap kanë ndjekur edhe bashkitë e tjera të opozitës, Çorovoda e drejtuar nga Nesim Spahiu i LSI, Bledion Nallbati i PD në Devoll, Zamira Rami e LSI në Gjirokastër, Fran Frrokaj i PD në Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836