Në mbrëmjen e sotme zhvillohet ceremonia e çmimeve të “Topit të Artë” 2018. Ky është një nga trofetë më prestigjiozë në aspektin individual për çdo lojtar. Çmimi u krijua për herë të parë në vitin 1956 nga revista franceze “France Football”.
Në dekadën e fundit për këtë trofe kanë qenë vetëm dy fitues Ronaldo dhe Messi, me Kaka, i cili është i vetmi që e ka fituar atë në 2007 duke prishur mallkimin. Michel Platini, Johan Cruyff e Marco van Basten e kanë fituar çmimin nga 3 herë dhe plotësojnë 5-shen më të mirë në histori.
Favoriti për mbrëmjen e sotme është Luka Modriç, fituesi i FIFA Best Player. Pas tij, përflitet për lojtarët e kombëtares franceze Griezmann, Mbappe dhe Varane.
Barcelona ka më shumë çmime Ballon d’Or, 11 të tillë, një më shumë se Real Madridi. Futbollistët nga Juventusi dhe Milani e kanë fituar trofeun nga 8 herë.








18 Dec 2025 





