Diego Armando Maradona mesa duket është më impulsiv seç duhet. Futbollisti legjendar argjentinas dhe tashmë trajner i Dorados de Sinaloa ka bërë dje një skenë të papranueshme sportive provokuar edhe nga tifozët vendas.
Ekipi i tij humbi në finalen e kupës 4-2 ndaj Atletico San Luis. Në momentin kur po dilte nga stadiumi një grup tifozësh në kor bërtisinin “Maradona e hëngri”. Kjo ka shkaktuar incidente me Diegon, i cili i është vërsulur tifozëve, por është shoqëruar nga stafi i tij jashtë.
Maradona ende nuk po përshtatet me kulturën sportive dhe sjellja e tij aspak profesionale gjithmonë do bëjë lajm nëpër botë.








18 Dec 2025 





