Christian Panuçi lëshoi disa deklarata tepër të forta pas hedhjes së shortit në EURO 2020. Një rastësi e këndshme për të ishte që në grup ndodhej ekipi i Francës drejtuar nga Didier Deschamps, i cili ka qenë trajner i Panucci-t tek Monaco.
Sipas teknikut italian Deschamps ka bërë një punë të shkëlqyer me kombëtaren e Francës dhe sipas tij, dominimi i saj në grup ngelet i padiskutueshëm.
Në të tjera tekniku u shpreh për gazetën franceze “L’Equipe”: “Për ne, do të jetë e vështirë të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës. Franca është favorite e grupit, ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë.
Do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps (ish-trajnerin e tij te Monaco), ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Francën. Didier është një trajner i nivelit të lartë”.








18 Dec 2025 





