INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po flasin për rikthimin e tyre, por Enca dhe Noizy tashmë kanë një arsye PSE duhet t'i thonë BRAVO njëri-tjetrit! [FOTO]

Të gjithë po flasin për rikthimin e tyre, por Enca dhe Noizy tashmë kanë një arsye PSE duhet t'i thonë BRAVO njëri-tjetrit! [FOTO]

Publikuar më: 19:30 03-04-2019

‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup. Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.

Disa muaj më pas, Enca u 'detyrua' të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish. “Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është rregulluar. Kujtojmë se 'Bow Down' është kënga e 3-të më e klikuar shqiptare me mbi 100 milion klikime dhe Enca e Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.

Mirëpo ajo çka na bëri përshtypje është se të shumtë janë dëgjuesit e rinj që po e dëgjojnë këtë këngë. Mos e besoni po deshët por në më pak se dy javë kënga ka arritur të grumbullojë mbi 2 milion klikime, pasi në momentin kur u kthye në kanalin zyrtar të YouTube të Encës kishte vetëm 108 milion, ndërsa tani ka 110 milion. Epo, BRAVO për Encën dhe Noizyn për këtë super HIT. 

e07ff884-01f4-4616-86fd-99195c04b070.jpg

enk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.01324987411499