INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet pas zhdukjes ish-gazetari i TV Klan! Vuante nga depresioni [FOTO]

Gjendet pas zhdukjes ish-gazetari i TV Klan! Vuante nga depresioni [FOTO]

Publikuar më: 20:39 03-04-2019

30-vjeçari Lazion Cini mësohet se ka mundur të lidhet me familjen dhe ishin këta të fundit që njoftuan gjetjen e të riut.

Gazetari i Tv Klan kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte shpallur i zhdukur që prej datës 28 mars.

Familjarët mësohet se kanë njoftuar emisionin “Pa gjurmë” se, Lazioni ndodhet me ta dhe se pas një aksidenti kishte përfunduar në spital, që nga dita që 30-vjeçari kishte humbur kontaktet.

Sipas deklaratës së tyre ishin bluzat e bardha që bënë identifikimin e të riut, pasi panë rastin e zhdukjes së tij në emision, mbrëmjen e së martës.

Lazion Cini mësohet se prej një viti kurohej nga depresioni. Ai ka punuar në vitin 2010 në televizionin TV Klan si gazetar i lajmeve sociale.

hgw4rehtberth.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844