INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë e dinim që s’flisnin, por veprimi që Noizy sapo bëri për Oriola Marashin na habiti [FOTO]

Të gjithë e dinim që s’flisnin, por veprimi që Noizy sapo bëri për Oriola Marashin na habiti [FOTO]

Publikuar më: 09:47 22-08-2019

Njëri reper dhe tjetra modele ku sukseset e tyre po arrijnë majat jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, dhe e kemi fjalën për Noizy dhe Oriola Marashi.

Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë dikur shumë miq të ngushtë, por nuk kanë munguar edhe zënkat mes tyre herë pas here.

Noizy-Oriola2.jpg

Në muajin maj të këtij viti, në media u përfol për një sherr mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi.

Nga disa burime të afërta janë shprehur se modelja dhe reperi ishin distancuar për shkak të një mosmarrëveshjeje dhe Oriola nuk ishte më pjesë e grupit të njohur “OTR”.

Dhe që prej asaj kohe ata nuk janë pare më në shoqërinë e njëri tjetrit.

Mirëpo, Noizy na habiti të gjithëve së fundmi me disa postime në Instastory, ku mes vajzave të tjera, kishte publikuar edhe dy foto të Oriolës, e veshur me linjën e tij të rrobave.

WhatsApp-Image-2019-08-22-at-08.48.35.jpeg

Mesa duket, Noizy nuk i mban mëri modeles, të cilën e publikoi jo një, por dy herë në Instastoryn e tij dhe ne jemi të bindur se gjërat mes dyshes do të rregullohen më shpejt nga ç’e presim.

3eb5fbc5-2b57-41dc-a424-6e25d4a6fe6c.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342