INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tayna e vogël”, reperja kujton fillimet e karrierës së saj dhe nuk ka ndryshuar aspak [FOTO]

“Tayna e vogël”, reperja kujton fillimet e karrierës së saj dhe nuk ka ndryshuar aspak [FOTO]

Publikuar më: 09:30 21-08-2019

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

tayna-940x1024.jpg

Këngëtarja nuk ka si të mos jetë mirënjohëse ndaj publikut, ndaj ndjekësve të saj që e kanë çuar suksesin e saj deri në këtë pikë.

Tashmë ajo është reperja më e preferuar për të gjithë ne, por Tayna fillimet e karrierës së saj i ka nisur me cover-a.

Këngëtarja këndonte këngët e artistëve të saj të preferuar dhe më pas i publikonte në Youtube.

Pas famës, këto video kanë marrë me mijëra klikime dhe duket se kanë qenë një ogur i mirë për reperen.

Në intervista të ndryshme Tayna ka pohuar se çdo gjë e ka nisur duke realizuar cover-a dhe ishte e sigurtë se një ditë do të ishte shumë e famshme

Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të pesë viteve më parë në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory për të kujtuar fillimet e saj një foto të, ku shfaqet bjonde dhe me një kapele në kokë.

“Koha fluturon. Tayna vogël”- ka shkrar reperja krahas fotos ku tregon edhe një nga cover-at me të cilën ka arritur një sukses të madh në atë kohë.

Screenshot_27-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662