INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift zhgënjen fansat me klipin e ri

Taylor Swift zhgënjen fansat me klipin e ri

Publikuar më: 12:06 07-04-2016

Taylor Swift nuk e ka kursyer mirënjohjen ndaj fansave të saj në këtë klip të ri, i publikuar mbrëmjen e djeshme, por as lajmet e këqija.

Bëhet për videon e këngës së re “New Romantics”, i cili për faktin e keq të fansave aktualisht mund të shihet vetëm në Apple Music. Megjithatë princesha e muzikës pop ka dashur që të shuajë edhe kuriozitetin e atyre që nuk janë të abonuar në Apple. Taylor ka postuar një video ngacmuese prej 14 sekondash, që përkon edhe me fillimin e klipit. Në të bukuroshja 26 vjeçare falenderon fansat që e kanë bërë turin e saj 1989 më të bukurin dhe më të ndjekurin! Në këtë mënyrë Taylor i ka dhënë lamtumirën turit 1989 duke e cilësuar si “një moment në jetën e saj ku gjithçka ishte emocionuese”. Në klipin e ri shfaqen edhe materiale filmike nga turet të pashfaqura më parë në televizione apo media të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887