INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I preku të pasmet, ja pse këngëtarja i kërkoi dëmshpërblim vetëm 1 dollar [FOTO]

I preku të pasmet, ja pse këngëtarja i kërkoi dëmshpërblim vetëm 1 dollar [FOTO]

Publikuar më: 16:03 07-12-2017

2017-a do të mbahet mend edhe për skandalet seksuale të ndodhura në Hollywood.

Prandaj edhe ato femrat që guxuan të thyejnë heshtjen dhe të rrëfejnë të vërtetën, u cilësuan edhe ‘Njeriu i vitit’ sipas ‘Times’. Ndër to ishte edhe këngëtarja Taylor Swift, madje edhe cilësua si nxitëse për femrat e tjera që të tregonin të vërtetën.

3b703131a6e797448f9c603a22ae71c1.jpg

Në intervistën për “Time”, këngëtarja  tregoi rreth ngjarjes që ndodhi 4 vite më parë. Në 2013-n, pas një interviste, Taylor  bëri një foto me DJ David Mueller. Ajo tha se ai i futi duart poshtë fundit duke i prekur të pasmet. Pasi  Swift e raportoi në stacionin radiofonik ku ai punonte, DJ David u pushua nga puna. Megjithatë edhe ai u mundua të mbrohej me sulm duke e akuzuar këngëtaren për shpifje por në gusht të vitit 2017,Taylor e fitoi çështjen dhe i kërkoi David-it si dëmshpërblim, plot 1$.

a8c2fef07537299b891beb98a67bbff7.jpg

“Që prej asaj dite, ai ende nuk ma ka dhënë 1 dollarëshin.” tha ajo përgjatë intervistës duke treguar se 1 dollarëshi simbolizonte fitoren e tij ndaj Dj-it.

7dd587c2e4e07b684fe5f400f73b6396.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598