INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindon Berisha përfundon xhirimet e “Dale”. Ja detajet

Lindon Berisha përfundon xhirimet e “Dale”. Ja detajet

Publikuar më: 16:49 06-04-2016

Ju kishim bërë me dije më parë se Lindoni po përgatiste projektin e tij solo, dhe duket se artisti i ri nuk ka humbur aspak kohë.

Ai ka përfunduar xhirimet gjatë këtyre ditëve për klipin  e këngës së tij më të re, të titulluar “Dale”. Ky është projekti i tij i parë solo pa bashkëpunëtorët e përhershëm me të cilët u bë i njohur, Adrian Gaxha dhe Floriani. Xhirimet janë zhvilluar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme dhe kanë mbaruar sot në Shkup. Lindoni duket se është i vendosur të na bëjë të gjithëve të kërcejmë pasi “Dale” vjen në rrymën dancehall. Klipi pritet të publikohet në javën e ardhshme dhe nuk na mbetet veçse të presim për të parë si do të rezultojë Lindoni në projektin e tij të parë solo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271