INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake “pajton” Kanye West me Jay Z

Drake “pajton” Kanye West me Jay Z

Publikuar më: 14:41 06-04-2016

Industria e muzikës është një vend çudirash.

Jay Z, Drake dhe Kanye West do të bashkohen në një produksion të vetëm muzikor për të sjellë atë që padyshim do të jetë hiti i radhës. Kënga, si për çudi, titullohet “Pop Style” dhe bën pjesë në albumin e ri që pritet të publikohet shumë shpejt nga Drake, nën emrin “View from The 6”. E si të mos mjaftohej me kaq, kanadezi 29 vjecar ka publikuar edhe një këngë të dytë, “One Dance”, këtë herë me dy artistë jo shumë të njohur, nigerianin Wizkid dhe këngëtaren e R&B, Kyla. Këto dy realizime pasojnë “Summer Sixteen”, që është edhe kënga kryesore e këtij albumi të ri.

Megjithatë kryefjala mbetet “Pop Style’, e cila duket se do të përmbajë jo vetëm vlera muzikore. Me “tradhëtinë” e fundit që Kanye i bëri mikut Jay Z duke publikuar krijimet e tij muzikore jashtë orbitës Tidal, kjo këngë i shuan zërat për një mosmarrëveshje të mundshme mes dy yjeve të hip-hop. Nuk jemi mësuar që Drake të jetë personazhi pozitiv në përrallë, pasi kujtojmë se kohë më parë u përfshi në një marrëdhënie me të dashurën e ish mikut të tij Lil Wayne, por ja që ndodh edhe kështu.

Article Logic
Execution time: 0.0031499862670898