INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha i bashkohet në tour yllit britanik të muzikës

Bebe Rexha i bashkohet në tour yllit britanik të muzikës

Publikuar më: 12:23 06-04-2016

Pas performancës shpërthyese në iHeart Radio Music Awards, duket se bukuroshen me origjinë shqiptare e ndjekin sukseset njëri pas tjetrit.

Këtë herë ajo është bashkuar me këngëtaren shumë të sukseshme britanike, Ellie Goulding, në turin e kësaj të fundit. Së bashku me Years & Years, artistja 26 vjeçare duket se do të shoqërojë yllin e hitit “Love Me Like You Do” përgjatë koncerteve të ndryshme. Është vete Bebe ajo që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një profilit të saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto e shtrirë në shtratin e autobuzit, duke bërë me dije në mbishkrim se po qetësohet pas shfaqjes në ditën e parë të turit. Me ngjyrimet rebele në vokalin e saj, jemi të bindur se Bebe jo vetëm do të përshtatet mjaft mirë me Ellie dhe Years & Years, por edhe do të shkëlqejë si artiste solo, siç na ka mësuar tashmë gjatë performancave të fundit. Ndërkohë pritet të dalë së shpejti klipi i këngës “No Broken Hearts”, në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551