INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MTV shndërron Dua Lipan në një yll botëror!

MTV shndërron Dua Lipan në një yll botëror!

Publikuar më: 15:42 05-04-2016

Ajo është cilësuar si “Next Big Thing” nga as më shumë e as më pak se MTV.

Pikërisht ashtu pasi MTV Push Artist janë ata artista të cilët MTV i konsideron si yjet e ardhshme të muzikës dhe kështu i promovon gjerësisht për ta njohur botn me ta. Ndërkohë që ky lajm ishte bërë me dije që më parë nga vetë bukuroshja me origjinë shqiptare, tashmë konfirmohet sërish nga vetë ajo edhe koha në të cilën gjigandi i muzikës do ta promovojë. Nëpërmjet një postimi në Insta, Dua Lipa tregon se përgjatë gjithë muajit prill do të promovohet nëpër botë nga MTv, nëpërmjet performancave live dhe intervistave ekskluzive. Në faqen zyrtare të MTV dhe m saktësisht linkun e postuar nga këngëtarja 20 vjeçare, shfaqet e gjithë lista e MTV Push Artist ku krah yllit të “Last Dance” spikasin emra si Charlie Puth, Zara Larsson dhe Alessia Cara. Dua duket se më në fund është ngritur në fluturim në rrugën e saj drejt yjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0030920505523682