INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet

Publikohet "No Broken Hearts": Bebe dhe Nicki i nxjerrin të gjitha jashtë!

Publikuar më: 16:18 07-04-2016

Ishte trumpetuar për një kohë të gjatë tashmë dhe më në fund mbërriti.

Bebe Rexha ka publikuar para pak minutash klipin e saj më të ri, “No Broken Hearts”, në bashkëpunim me reperen e njohur Nicki Minaj. Rezultati? Mund të themi që është pikërisht ajo që prisnim, një këngë të cilën vështirë se do të rrimë pa e dëgjuar gjatë ditëve në vijim dhe vëmë bast se do të luhet kudo. Dhe jo vetëm sepse Bebe është një këngëtare me origjinë shqiptare.

Bukuroshja 26 vjeçare shfaqet si një vajzë tipike RnB, stil i cili e vesh të gjithë këngën “No Broken Hearts” , por veçantia e saj qëndron në vokalin rebel. Me një ngjyrim paksa të errët, Bebe na fut në gjëndjen e duhur, duke na krijuar përshtypjen se ndodhemi në club duke pirë bashkë me të. Zgjedhja e Nicki Minaj si bashkëpunëtore është zgjedhje sa e duhur aq edhe e sigurtë duke marrë parasysh kombinimin e rrymave RnB dhe Rap. Për të mos folur pastaj për të pasmet e saj të cilat jo vetëm që nuk mund të mungonin, por nën rrjetë duket se janë tërësisht nudo.

Nuk ka munguar aspak twerk-u për ta bërë këngën përvëluese, si nga artistja nga Trinidad dhe Tobago e cila e ka shndërruar në profesion këtë punë tashmë, ashtu edhe nga Bebe që na tregon edhe një herë format që s’kanë të sharë. Gjoksi i mbuluar paksa me pellush në stilin Miley, ndërsa të pasmet në stilin Nicki, Bebe ka marrë çdo gjë që përkufizon fjalën sexy. Në fund të ditës, e ndjejmë se nuk ka zemra të thyera, vetëm qejf për të bërë!

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865