INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla: Kreu i KQZ-së do shkarkohet, ju tregoj kur ikën nga detyra kryeprokurori Llalla

Taulant Balla: Kreu i KQZ-së do shkarkohet, ju tregoj kur ikën nga detyra kryeprokurori Llalla

Publikuar më: 23:04 04-12-2017

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
"Duke qenë se KLP nuk është konstituar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm". Kështu u shpreh deputeti i PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo".
Ai tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Përsa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.
"Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm", tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar gjithashtu se Klement Zguri, kryetari i KQZ, do shkarkohet nga detyra.
Balla theksoi se Zguri ka shkelur ligjin kur nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili rezulton i dënuar me burg për grabitje në Itali. Sipas tij, maxhoranca nuk do negociojë për Zgurin, ndërsa shtoi gjithashtu se është koha për për të shkuar drejt depolitizimit të KQZ-së dhe të gjitha hallkave të institucioneve të administrimit të zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107