INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani fëmijët shqiptarë në Teksas do të flasin gjuhën e nënës. Simbolet kombëtare zbukurojnë klasat

Tani fëmijët shqiptarë në Teksas do të flasin gjuhën e nënës. Simbolet kombëtare zbukurojnë klasat

Publikuar më: 11:25 28-08-2018

Të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Teksas tani do të kenë mundësi që fëmijëve të tyre t'ju mësojnë shqip. Në Dallas, Teksas të SHBA-ve do të hapet shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Komuniteti shqiptar në këtë vend ka bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të mbahet më 9 shtator të këtij viti. Klasat e saj janë bërë gati, madje duke u zbukuruar me motive kombëtare, ndërsa nxënësit që do të regjistrohen duhet të jenë pesë vjeç. Ministri i Diasporës në Kosovë Dardan Gashi premtoi mbështetje të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Texas dhe gjatë takimit që pati më anëtarin e bordit të komunitetit, Hysen Zeqaj. Ai pranoi kërkesën për përmbushjen e nevojave të shkollës me materiale shkollore, kulturore, shkencore. Praktikë të tillë ku edhe në shkollat publike ku kryhen disa orë mësimi të gjuhës shqipe, e kanë aplikuar disa shtete si Austria e Gjermania kjo dhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në to dhe të familjeve kosovare.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006