INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me rrjetin më të shkurtër hekurudhor në rajon

Shqipëria me rrjetin më të shkurtër hekurudhor në rajon

Publikuar më: 11:00 28-08-2018

Shqipëria ka rrjetin hekurudhor më të shkurtër në rajon. Sipas një harte të re të Independent, Shqipëria ka vetëm 423 km hekurudha, gati pothuaj sa 1/10 e rrjetit të Serbisë, e cila renditet e para në Ballkan për rrjetin hekurudhor.
Shqipëria 423 km hekurudha
Maqedonia 699 km
Bosnja e Hercegovina 1103 km
Serbia 3809 km
Por sipas hartës të Independent, Shqipëria është dhe vendi i vetëm në rajon që nuk ka një linjë hekurudhore të elektrifikuar, ku tregohet qartë se i gjithë Ballkani ka një linjë hekurudhore me 25 kv, ashtu sikurse edhe disa shtete të Europës Qendrore. Ka shumë arsye përse trenat preferohen për udhëtime, duke nisur nga fakti se kryesisht janë në zemër të qytetit, kanë kosto më të ulët, por fatkeqësisht nëse do të flisnim për komoditet në vendin tone, as që bëhet fjalë për diçka të tillë. Gjendja fizike e trenave në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar e po ashtu edhe rrjeti është mjaft i amortizuar dhe ata që janë frekuentuesit, janë kryesisht banorë me pak të ardhura. Në këtë studim të Indipedent, është publikuar dhe toplista e rrjeteve hekurudhore më të gjata në botë që ofrojnë shansin më të mirë për të eksploruar. Ndërkohë janë publikuar edhe shtetet e tjera që nuk kanë fare rrjet hekurudhor, por kjo për shkak të mjedisit të ashpër malor apo të pyllëzuar si Islanda, Jemeni etj

Top 10 Rrjetet më të mëdha Hekurudhore në Botë:
• Argjentina – 36,000 km
• Australi – 40,000 km
• Gjermani – 41,000 km
• Kanadaja – 48,000 km
• India – 65,000 km
• Rusi – 85,500 km
• Kinë – 100,000 km.
• Shtetet e Bashkuara – 250,000 km

Article Logic
Execution time: 0.003018856048584