INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimi i refugjatëve, Komuniteti Katolik letër Ditmir Bushatit [FOTO]

Pranimi i refugjatëve, Komuniteti Katolik letër Ditmir Bushatit [FOTO]

Publikuar më: 11:27 28-08-2018

Vendimi i Shqipërisë për të marr 20 refugjatë nga Eritrea ka zgjuar shumë debate në vend.
Ditën e sotme ka reaguar dhe komuniteti katolik në Shqipëri.
Përmes një letre drejtuar ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati Arkipeshkvi i Tiranë-Durrës Mons George Frendo shpreh mirënjohjen e tij për këtë veprim dhe ndër të tjera kërkon që të zhvillojë dhe një takim me këtë grup në Tiranë.
Në letër, Mons George Frendo shkruan se i kanë bërë shumë përshtypje fjalët e Bushatit se: ”dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Europa!”.
George Frendo thotë ndër të tjera se këto vargje i kujtojnë rreshtat e biblës, “mos e shfrytëzo e as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit”.
Mons George Frendo thekson se Shqipëria i ka dhënë një shembull shumë vendeve të cilat kanë më shumë mundësi sesa Shqipëria.

cc61e1ec-99e4-42f6-b0c4-9575751d6c7c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496