Neymar mori një lajm shumë të rëndë. Në mes të sezonit, kur ekipi ka më shumë nevojë se kurrë për të, mjekët njoftojnë se sulmuesi ka nevojë për rikuperim.
10 javë është koha që braziliani do të qëndrojë jashtë fushave. Ney do humbë dy ndeshjet me Manchester United në Champions League.
Ai do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal dhe menjëherë pas kësaj, do të fillojë një trajtim disi të çuditshëm me barna popullore.
Kështu ka vendosur familja e tij, e cila mendon se kjo do jetë një mënyrë më e shpejtë për rikuperimin e “yllit” të PSG-së.








18 Dec 2025 





