INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Çmendet’’ rrjeti, krizë midis Ronaldos dhe Georginës, ja DETAJI që i ka futur të gjithë në dyshime[FOTO]

‘’Çmendet’’ rrjeti, krizë midis Ronaldos dhe Georginës, ja DETAJI që i ka futur të gjithë në dyshime[FOTO]

Publikuar më: 14:39 30-01-2019

Ata janë një nga çiftet më simpatike, jo vetmëm në botën sportive, por edhe atë të showbizz-it.

Përveç kësaj Georgina është edhe një nga partneret më jetëgjata që “ylli” portugez ka pasur.

Midis tyre po përflitej shpesh për një dasmë kohët e fundit pasi çifti ka edhe një fëmijë së bashku.

Gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë, të shtunën, kur Ronaldo ishte në Romë për ndeshjen kundër Lazios, ditë që përkoi me ditëlindjen e Georginës.

Ndryshe nga herët e tjera modelja nuk ishte në stadium në mbështetje të 33-vjeçarit.

Ajo preferoi të udhëtojë në vendlindje, në Buenos Aires, atje ku kaloi e vetme ditëlindjen e saj të 25-të.

Madje ajo u shfaq e veshur tërësisht në të zeza, fakt të cilin e kanë lidhur me gjendjen e saj shpirtërore.

Nga ana tjetër, Ronaldo e uroi me një foto të tyren në Instagram, por që nuk mori asnjë përgjigje publike nga ana e Georginas.

Të gjitha këto detaje na bën të mendojmë se midis çiftit po ndodh diçka, e cila mund të mos përfudnojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

GEORGINA_RODGRIGUEZ.png

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945