Kjo do të ishte mbrëmja e debutimit me ekipin e tij të ri Cardiff, por fati nuk dëshironte që Sala të ishte pjesë e këtij momenti historik për karierrën e tij.
Por, klubi anglez ka bërë një gjest të admirueshëm. Futbollisti i zhdukur ka qenë pjesë e listës zyrtare të protokollit të ndeshjes. Më pas “Emirates Stadium” u ndal në heshtje si një homazh për sulmuesin e pafat. Mallëngjimi ishte i dukshëm te tifozët në tribuna, por edhe te lojtarët e të dyja skuadrave në fushën e lojës.
Kërkimet për futbollistin vazhdojnë dhe tani është familja e tij që ka marrë në dorë situatën duke vazhduar kërkimet, por ende pa asnjë lajm.









18 Dec 2025 





