INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Dritë në fund të tunelit’’, kërkimet për futbollistin e zhdukur vijnë në një pikë kthese, gjenden…

‘’Dritë në fund të tunelit’’, kërkimet për futbollistin e zhdukur vijnë në një pikë kthese, gjenden…

Publikuar më: 19:45 30-01-2019

Hetimet mbi avionin e zhdukur vazhdojnë dhe mesa duket shpresa për gjetjen e futbollistit dhe pilotit të zhdukur sa vijnë e po rriten.

Policia bregdetare e Guernseyt, zona britanike që mbulon territorin detar ku dyshohet se ka rënë avioni privat, ka gjetur mbetje që dyshohet se janë të mjetit që transportonte futbollistin e sapoblerë nga Cardiff City.

Sipas medieve angleze janë gjetur dy jastëkë që i përkisnin avionit të vogël, të cilët rrymat detare dhe dallgët i kanë nxjerrë në breg të gadishullit të vogël të Cotentin, në Normandi. Nga krahasimet e bëra, sendet janë të avionit tip “Piper”, në të cilin udhëtonte ish-sulmuesi i Nantes.

Emiliano Sala, që pak ditë më parë kishte firmosur një kontratë me ekipin uellsian që militon në kampionatin anglez. Tashmë, kërkimet po bëhen në mënyrë private nga fondet e mbledhura ku kanë kontribuar shumë futbollistë të njohur botërorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015239715576172