INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eliminua nga ‘Ferma VIP’, Akili reagon pas daljes: Ky nuk jam unë!

U eliminua nga ‘Ferma VIP’, Akili reagon pas daljes: Ky nuk jam unë!

Publikuar më: 11:32 07-04-2026

Akili ka reaguar për herë të parë pas daljes së papritur nga “Ferma VIP”, një eliminim që u komentua gjerësisht në publik, sidomos për shkak të sakrificës që ai kishte bërë gjatë lojës në mbështetje të Gresës.

Në një deklaratë të dhënë menjëherë pas largimit nga formati, jashtë ambienteve të fermës, ai ka ndarë përshtypjet e tij për këtë eksperiencë, duke folur për emocionet dhe presionin që sjell izolimi në një reality show të tillë.

I pyetur për rrugëtimin e tij në këtë format, Akili tha:

“Ka qenë një eksperiencë në përgjithësi e bukur, por edhe e lodhshme e stresuese. Izolimi padyshim ndikoi shumë… megjithatë do ta kujtoj si diçka pozitive. Ndoshta më ka penalizuar pak euforia. Ky nuk është ai Akili që jam në jetën e përditshme”.

Edhe pse qëndrimi i tij në program ishte i shkurtër, ai shprehet se e ka vlerësuar këtë aventurë dhe kërkon mirëkuptimin e publikut për sjelljet që, sipas tij, u ndikuan nga emocionet dhe presioni i lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721