Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurrës.
Shkak për përplasjen është bërë çështja e higjienës në shtëpi, një temë që ka sjellë tensione të vazhdueshme mes banoreve gjatë ditëve të fundit.
Në debat u përfshinë edhe vajzat e tjera të shtëpis, të cilave iu është kërkuar mëndim në lidhje me situatën.
Në momentin që këngëtarja Soni Malaj nisi të japë mendimin e saj mbi situatën, Jonida Maliqi ndërhyri duke iu drejtuar me ironi “shyqyr të dëgjova duke folur”.
Nga ana tjetër, Soni iu përgjigj duke theksuar se ajo nuk përfshihet në debate si puna e Jonidës.
Pjesë nga debati:
Jonida: Në jetën reale, unë nuk do i kisha bërë kurrë me mikeshat e mia apo me persona që do kisha relata. Përshtatja është e vështirë në një shtëpi të madheKafshët jetojnë në fermë, dhe njerëzit jetojnë me njerëzit. Nëse i bashkon këto dhe thua të jetojmë si kafshët, unë nuk kafshëroj.Është e çuditshme si degradon biseda. Vlerësoj formën si reagohet pas konfliktit. Individ si puna e vajzës (drejtuar Malborës) që përdor termin budallaqe tregon shumë për të. Ne si vajza duhet të tregohemi të kujdesshme si qasemi. Nuk kërkova opinionin tënd fare Soni
Soni: Ma ka kërkuar Arbana dhe po e vazhdoj
Jonida: Shyqyr të dëgjova duke folur.
Soni: Nuk zihem si puna jote
Jonida: Nuk zihesh? Po ti nuk je unë një herë. Ti je Soni Malaj, unë Jonida Maliqi, mos u krahaso të lutem
Soni: Unë të krahasohem me ty? Larg qoftë








1 Apr 2026 





