INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eliminua nga Big Brother, fjalët e para të Juelës pas daljes nga shtëpia

U eliminua nga Big Brother, fjalët e para të Juelës pas daljes nga shtëpia

Publikuar më: 12:36 08-04-2026

E eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Juela Nikolli ka folur hapur për eksperiencën e saj në një intervistë në Shqipëria Live, duke analizuar rrugëtimin dhe momentet më të forta të lojës.

Ajo tregoi se transformimi i saj nga një vajzë e ndrojtur në një lojtare më të fortë dhe agresive erdhi natyrshëm me zhvillimin e dinamikave në shtëpi, sidomos pas hyrjes së Rogert, që sipas saj e bëri lojën më të ashpër.

Pas daljes, Juela u shpreh se kishte nevojë për qetësi dhe kohë pranë familjes, duke shtuar se prindërit e saj u gëzuan për eksperiencën, por mbetën disi të zhgënjyer që ajo nuk arriti në finale.

Ajo theksoi se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur të ndajë lojën nga ana personale, duke shtuar se disa reagime të banorëve pas daljes nuk i janë dukur të hijshme. Sipas saj, përplasjet me Selin e kanë bërë edhe më të fortë në lojë.

Në lidhje me raportin me Rogertin, Juela u shpreh se bashkëpunimi mes tyre erdhi natyrshëm, por theksoi se jo gjithmonë ka qenë dakord me veprimet e tij. Ajo shtoi se ka hyrë dhe ka dalë nga loja pa bërë kompromise, duke mos përdorur strategji që përfshinin manipulimin e banorëve të tjerë.

Në fund, ish-banorja komentoi edhe incidentin me Greta Kazazi, duke e cilësuar veprimin e saj si të papranueshëm.

“Veprimi i Gretës ishte i patolerueshëm. Më erdhi mirë që Vëllai i Madh mori vendimin për ta përjashtuar. Më vjen keq që situata shkoi deri aty, sepse do të mbahet mend për këtë ngjarje,” u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0023000240325928