Dëmtimi i Bonuçit e mban të hapur pistën e afrimit të një mbrojtësi në merkaton e janarit në kampin bardhezi, pavarësisht se trajneri Alegri tha se është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.
Emri më i lakuar në ditët e fundit është ai i Bruno Alveshit, i cili është një mik i Kristiano Ronaldos. Portugezi është 38 vjeç, ka eksperiencën e duhur dhe e pranon lehtësisht stolin. Në garë për shërbimet e “veteranit” është edhe Interi, që mund ta transferojë në këtë merkato në rast se Miranda do të largohet. Ka një derbi mes dy ekipeve të mëdha italiane për mbrojtësin e Parmës, por këta të fundit nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet. Ai është një element shumë i rëndësishëm për ekipin e Parmës. “Janë ditët e fundit të merkatos. Mos të bëjmë shaka tani…”, tha drejtori sportiv Daniele Faxhano.









18 Dec 2025 





