INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i artistëve me Kumbaron/ Regjizorja Anxhela Cikopani: Ishte thikë pas shpine [VIDEO]

Takimi i artistëve me Kumbaron/ Regjizorja Anxhela Cikopani: Ishte thikë pas shpine [VIDEO]

Publikuar më: 22:39 15-02-2018

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, regjizorja e njohur Anxhela Cikopano u shpreh se e gjithë zhurma që u krijua ditën e djeshme mes takimit të aktorëve dhe ministres së Kulturës ishte thjesht një lojë që u luajt për opinionin publik, nga qeveria.

Gjithashtu regjizorja u shpreh për In Tv, se mbledhja e djeshme që u bë mes 5 artistëve dhe ministres ishte thikë pas shpine për 200 vetat e tjerë që po prisnin në Teatrin Kombëtar.

Sipas Anxhelës, grupimi i djeshëm ishte një grupim individual dhe nuk përfaqësonte askënd tjetër veç vetes.

“Ishin 200 veta që prisnin në teatrin kombëtarë ardhjen e ministres së kulturës dhe ishin 5 veta që nuk përfaqësonin askënd në një show publik me ministren e kulturës”, u shpreh regjizorja.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547