Sulmet terroriste të vitit 2017 në Barcelonë lanë të vdekur 16 persona dhe qindra të lënduar, por kjo ngjarje sipas mediave spanjolle nuk ka përfunduar me kaq.
Së fundmi hetuesit e Mossos d’Esquadra, Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare të Spanjës kanë zbuluar se celula të së njëjtës organizatë që kryen sulmet e viti 2017 kishin vënë në shenjestër stadiumin "Camp Nou" për të kryer sulmin e tyre. Siç raporton “El Periódico de Catalunya”, terroristët kishin planifikuar që në "Camp Nou" të vendosnin një bombë gjatë ndeshjes së parë te La Ligas mes Barcelonës dhe Betisit.
Hetuesit analizuan telefonin celular të Mohammed Hichamyt dhe zbuluan se kishte kryer kërkime në Google rreth qasjes më të lehtë për të shpërthyer bombën në Camp Nou. Fatmirësisht tragjedia nuk shkoi ashtu siç ushte planifikuar, pasi mund të ishin vrarë mijëra njerëz.