INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qarkulluan fjalë për një rikthim të Rodriguez tek Real Madrid, por ja çfarë thotë ai...

Qarkulluan fjalë për një rikthim të Rodriguez tek Real Madrid, por ja çfarë thotë ai...

Publikuar më: 18:14 29-07-2018

James Rodriguez është i përqëndruar te faza përgatitore që po zhvillon me ekipin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori kolumbian u ftua nga trajneri Niko Kovac për t’u bërë pjesë e grupit në kuadër të përgatitjes që po bëjnë për sezonin e ri futbollistik. 27-vjeçari u përfol për një rikthimin të mundshëm te Real Madrid, por duket që gjithçka është vendosur në “Allianz Arena”.

“E di që ka shumë lajme rreth meje tani në këtë merkato, por unë jam shumë i lumtur në Mynih. Dëshira ime është të luaj këtu dhe vetëm për Bayern Munich mendoj. Jam shumë i kënaqur për sezonin e parë që kam kaluar këtu dhe tani dëshiroj që të fitoj më shumë tituj dhe gjithashtu të ndihmoj ekipin për të arritur objektivët”- tha 27-vjeçari.

Më tej ai komentoi edhe gjendjen e grupit dhe synimet për sezonin e ardhshëm.

"Ne kemi një skuadër shumë homogjene, me të cilën gjithçka është e mundur. Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Bayern Munich-un me çdo kusht”- përfundoi lojtari që është i huazuar për dy sezone te gjigantët bavarezë të Bundesligës.
Në sezonin e tij të parë me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, Rodriguez ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582