INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Stuhia’ Trump në Davos, por jo i mirëpritur [FOTO]

‘Stuhia’ Trump në Davos, por jo i mirëpritur [FOTO]

Publikuar më: 18:27 25-01-2018

Në Davos të Zvicrës është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Botëror ku janë mbledhur krerët më të lartë të shteteve përfshirë edhe kryeministrin Rama.

Këtë të enjte në qytetin alpin, të mbuluar nga dëbora ka mbërritur edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump i cili ka qënë nën masa të larta sigurie.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të jetë përballë krerëve të tjerë, kujtojmë se manjati me vendimet e marra për cështje të ndryshme ka qënë në qendër të kritikave.

‘Air Force One’ zbarkoi në Zvicër, por Trump kishte marrë helikopterin privat për të shkuar në Davos, ku zhvillohen punimet e Forumit.

Dhe ndërsa Trump mbërrin në Davos, me mijëra njerëz kanë zhvilluar protesta duke kundërshtuar vendimet e presidentit sa i përket mjedisit, ekonomisë e jo vetëm.

Pak pas mbërritjes,manjati u takua me kryeministrin e Izraelit të cilit edhe një herë i shprehu se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të tij ishte një vendim historik edhe pse i kundërshtuar nga gjysma e botës.

Trump pritet që nesër në ditën e fundit të forumit të mbajë një fjalim.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879