INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhia “Friederike” trondit Europën, shkakton 11 të vdekur. Mot i keq edhe në SHBA[VIDEO]

Stuhia “Friederike” trondit Europën, shkakton 11 të vdekur. Mot i keq edhe në SHBA[VIDEO]

Publikuar më: 18:13 19-01-2018

Stuhia e fuqishme “Friederike” ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave në Evropë. Autoritetet gjermane konfirmuan se ka shkuar në 8 numri i personave që humbën jetën nga erërat me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë. Dy viktima u regjistruan në vend të premten ku një 65-vjeçar vdiq duke u përpjekur të siguronte çatinë e tij dhe një 34-vjeçar u vra nga rënia e një peme. Kjo është stuhia më e fuqishme që goditur Gjermaninë në 11 vitet e fundit. Tre vetë vdiqën në Holandë dhe Belgjikë në aksidente të shkaktuara nga stuhia.  Holanda dhe Gjermania ndërprerë një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend. Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për sigurinë e pasagjerëve. Ndërkohë mësohet se stuhia ka lëvizur në lindje në Poloni.  Edhe pjesa jugore e SHBA-ve është përfshirë nga një mot i keq, me ngrica dhe dëborë.  Të paktën 15 vetë vdiqën, duke përfshirë një fëmijë në një makinë që u rrëzua në një rrugë me akullt jashtë New Orleans dhe një djalë 6 vjeçar në Virxhinia. Autoritetet në të gjithë Jugun i kërkuan shoferëve të qëndrojnë larg rrugëve me akull. Autostrada në Luiziana mbeti e mbyllur shumë ditë. Në Atlanta, temperaturat mbetën nën zero ndërsa linja hekurudhore funksionoi me orare të kufizuara pasi qyteti u mbulua nga bora dhe akulli. Të enjten, linjat ajrore anuluan fluturimet në aeroportin e Atlantas.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773