INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit zbulojnë sekretin: Kjo është e përbashkëta e njerëzve që jetojnë mbi 100 vite

Studiuesit zbulojnë sekretin: Kjo është e përbashkëta e njerëzve që jetojnë mbi 100 vite

Publikuar më: 10:25 05-05-2018

Personat që jetojnë gjatë duke kaluar të 90-at apo edhe mbi 100 vite kanë shtyrë studiuesit të analizojnë se çfarë i bën ata të kenë jetëgjatësi. Kështu studiuesit e Universitetit të Romës, La Sapienza dhe Universitetit të Kalifornisë, San Diego kërkuan midis jetëgjatëve për të zbuluar se ԭfarë kishin ata të përbashkët me njëri-tjetrin. Ndryshe nga studimet e tjera të jetëgjatësisë këtë herë studiuesit u përqendruan në tiparet dhe karakteristikat e pjesëmarrësve. “Nuk ekziston një mënyrë e caktuar për të arritur 90 apo 100 vjeç dhe unë nuk mendoj se kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në personalitet”, shkruan Dilip V Jeste, dekan i lartë dhe bashkëpunëtor i Qendrës së Plakjes së Shëndetshme, në UC San Diego School of Medicine. “Por kjo tregon se ka atribute të caktuara që janë shumë të rëndësishme, përfshirë këtu elasticitetin, mbështetjen e fortë sociale, angazhimin si dhe besimin në veten tuaj”, u shpreh ai. Të gjitha këto tipare Jested he kolegët e tij i vunë re te 29 pjesëmarrës të këtij studimi mesa moshës 90 dhe 101 vjeç, gjatë intervistimit të tyre dhe tregimeve se si kanë arritur ata t’i zgjidhin sfidat që kanë hasur gjatë jetës së tyre. Hulumtuesit gjithashtu përdorën vlerësime sasiore për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor dhe u kërkuan anëtarëve të rinj të familjes të përshkruanin përshtypjet e tyre për personalitetet e të afërmve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367