INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-un ndryshon orën. Tashmë vendi ecën në një hap me Korenë e Veriut

Kim Jong-un ndryshon orën. Tashmë vendi ecën në një hap me Korenë e Veriut

Publikuar më: 09:46 05-05-2018

Pak ditë pasi Koreja e Veriut bëri publik vendimin për të çuar orën para me 30 minuta,akrepat e saj u lëvizën në mesnatën e të premtes duke hyrë e shtuna. Tashmë të dyja Koretë ecin me të njëjtën kohë duke i dhënë kështu fund konfliktit shumë vjeçar, që i mbante të ndara. Kim Jong-un i Koresë së veriut dhe Moon Jae-in i Koresë së jugut, u takuan për të ‘shkrirë akujt’ e marrëdhënieve mes dy vendeve, një javë më parë. Pas një takimi të cilësuar si tejet të suksesshëm, ku u shënuan shumë arritje, Koreja e veriut ka bërë një tjetër hap që e sjellë më pranë jugut.

dy_lideret.jpg

Peniani vendosi ndryshimin e orës duke e përputhur atë me orën lokale e Koresë së Jugut. Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyri në fuqi sot. Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 duke e çuar atë 30 minuta më parë në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”. Ora e vendit u ndryshua në përputhje me Tokën, kur gadishulli Korean ishte nën sundimin e Japonisë. Dy orë, të cilat tregojnë kohën në Korenë e Veriut dhe në Korenë e Jugut janë vendosur pranë njëra-tjetrës në Panmunjom, qytetin ku udhëheqësit e të dy Koreve u takuan pak ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318