INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj flet për Vettingun dhe tregon se kush u jep oksigjen grupeve kriminale

Xhafaj flet për Vettingun dhe tregon se kush u jep oksigjen grupeve kriminale

Publikuar më: 09:39 05-05-2018

Policia e Shtetit ka nderuar në Varrezat e Dëshmorëve, 222 policët e rënë në krye të detyrës. Në ceremoninë e homazheve në ndër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut mori pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. “Vepra e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne. Qetësinë dhe sigurinë për jetën dhe pasurinë e qytetarëve në kohë të ndryshme, e kanë paguar me jetët e tyre”,-tha Xhafaj. Duke u ndalur më gjatë tek Vettingu, ministri Xhafaj ri-theksoi se qëllimi nuk është që përmes kleçkave procedurale të dokumentacionit të penalizohen punonjës të policisë, por të jetë një proces i paanshëm.

xhafaj_ne.jpegFatmir Xhafaj
Në të njëjtën kohë, në majë të prioriteteve tona mbetet dhe krijimi i një klime të shëndoshë besimi të shtrirë në çdo segment të kësaj trupe. Për këtë qëllim, tashmë ka nisur zbatim Vettingu në radhët e Policisë. Në këtë proces, ne kemi sjellë në Shqipëri përvojën e shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Policisë ka rezultuar mëse e suksesshme. Një sukses, në radhë të parë, për vetë Policitë e këtyre vendeve; një sukses që përkthehet në rend, siguri dhe devotshmëri më të madhe nga ana e tyre në shërbim të qytetarëve të tyre. Dua të rikonfirmojë se ky proces nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli.
Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër që procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës.
Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht.Është shumë pozitive që në radhët e Policisë së Shtetit duket që shumica dërrmuese e kësaj trupe nuk ka lidhje me këte lloj kontigjenti.
Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, e cila ka shkëlqyer me cilësitë dhe meritat e jashtëzakonshme, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e Policisë; nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetdorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE!

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283