INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj në Durrës: I njohim grupet kriminale, por presim... Kritikon edhe Vangjush Dakon

Xhafaj në Durrës: I njohim grupet kriminale, por presim... Kritikon edhe Vangjush Dakon

Publikuar më: 17:57 02-05-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë Forumit për Sigurinë Publike që u zhvillua në Durrës u shpreh se policia i njeh cilat janë grupet kriminale që operojnë në Shqipëri, por përpara se të goditen, duhet të sigurohen që kanë provat e nevojshme konform ligjit.

‘Nga momenti i identifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në provë për efekt hetimi fhe gjykimi është një proces që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite. Sepse pavarësisht se mund të jemi në dijeni të përbërjes së tyre, po aq e rëndësishme është edhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore.Ne sot jemi në gjendje të dimë se cialt janë grupet kriminale, kush është aktiviteti i tyre, cfarë fuqie posedojnë dhe jemi në një vepritmari aktive policore për ti vënë përpara përgjegjësisë penale.

Një pjesë e këtyre grupeve, rreth 9 grupe kriminale janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.
Ndërkohë që po flasim Task Forca qendore dhe rajonale janë në një hetim intensive të grupeve kriminale një numër e të cilave është edhe në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për ti goditur jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit për ti vënë para drejtësisë” u shpreh Xhafaj.

Xhafaj paralajmëroi ‘kokat’ e bandave kriminale se jo vetëm do të përfundojnë në burg, por do t’iu merret dhe pasuria e tyre, e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ndër të tjera, ai shtoi se tre grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë për 10-15 vite, veprojnë në Durrës dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako.

Xhafaj iu drejtua Dakos që ishte i pranishëm në forum se zhurma në qytetin e Durrësit është një problem katastrofik.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873