INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përpjekjet për të luftuar plakjen. Studiuesit arritën të kthejnë qelizat e vjetra në të reja [VIDEO]

Publikuar më: 16:05 01-08-2017

Studiuesit kanë zhvilluar teknologjinë që do të bëjë të mundur ndryshimin në  plakjen e qelizave. Zbulimi u bë rastësisht ndërsa studiuesit po hetonin një shërim për progerinë, një çrregullim gjenetik që bën që fëmijët të rriten shpejt dhe të vdesin para se të arrijnë adoleshencën e tyre të vonë. Ekspertët këmbëngulin se gjetjet mund të transformojnë kuptimin tonë për plakjen dhe trajtimin e saj. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve metodologjike Houston, thanë se kanë përmirësuar dukshëm aftësinë e qelizave për të shumëfishuar dhe ndryshuar prodhimin e proteinave inflamatore. Këta tregues të plakjes së qelizave bën që ekspertët të ndryshonin gjithë mënyrën sesi po trajtonin studimin. Ata u përqendruan në telomeres,  te qelizat të cilat janë vendimtare për funksionin e kromozomeve tona. Teksa rritemi, telomeri bëhet më i shkurtër. Studiuesit vunë në dukje se telomerët ishin më të shkurtër në fëmijët me progeri. Ata vendosën që të ndërhynin në procesin e shkurtimit të telomereve në qelizat te këta fëmijë për  t'i zgjatur ata. Për ta bërë këtë, studiuesit përdorën një teknologji të quajtur terapeutike të ARN që bën të mundur prodhimin e një proteinës duke dhënë një shpresë për pacientët e prekur nga sëmundja. Fëmijët e prekur nga kjo progeria po vdesin nga sulme në zemër dhe goditje në 13, 14, apo15 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0021688938140869